Egnatia godet në minutat e fundit. Skuadra rrogozhinase ka arritur të sigurojë shërbimet e futbollistit Filip Duranski.
Mesfushori 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, do jetë pjesë e Egnatias, në vijim, teksa do të vihet në dispozicion të trajnerit Zekerija Ramadani, ditën e nesërme.
Duranski, aktivizohet në mesfushë dhe është një produkt i akademisë së Slavias së Pragës. Në të kaluarën 30-vjeçari është aktivizuar me klube të rëndësishme si Mlada Boleslav, Rabotniçki, Sileks, ndërsa së fundmi ishte pjesë e kampionatit armen ku mbajti veshur fanellën e Sevan.
Mesfushori numëron edhe 2 ndeshje me ekipin U-21 të Maqedonisë së Veriut, teksa vlera më e lartë në treg e tij sipas “Transfermark” ka qenë 350 mijë euro. Me afrimin e Duranskit, Egnatia ka blinduar kështu mesin e fushës.