Pas portierit Çaku, nje tjeter lojtar i ekipit Vllaznia U21 e ka braktisur ate, per te vijuar karrieren ne nje ekip tjeter. Behet fjale per një prej lojtarëve më të mirë të ketij ekipi, sulmuesin Joald Ivziku.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Ivziku, teksa në një komunikim me “Shkodra Sport”, tha se ka mbyllur bashkepunimin me drejtuesit shkodranë dhe kështu 20-vjeçari ka lënë Shkodrën.

Tashmë, e ardhmja e tij do të jetë tek Bylis, me skuadrat kryesuese të Kategorisë së Parë që synon ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshem.

Ivziku ka qenë një lojtar i rëndësishëm te ekipi i 21-vjeçarëve, teksa largimi i tij mund të krijojë probleme në skuadrën e drejtuar nga trajneri Sibson.

Në pjesën e parë të sezonit, Ivziku zhvilloi 12 ndeshje me Vllazninë U21, teksa ka arritur të shënojë edhe 6 gola me skuadrën shkodrane, duke qene kesisoj edhe golashenuesi me i mire i ekipit.
Maringlen ZHIVANI