Mevlan Adili do të rikthehet të luajë titullar. Qendërmbrojtësi u la në stol për sfidën e javës së kaluar ndaj Teutës e në vendin e tij luajti Bulatovic, ndërsa shkodranët fituan me rezultatin 4-2.

Vllaznia do të luajë ditën e shtunë ndaj Partizanit në transfertë, në sfidën e javës së 21-të të Superligës. Takimi do të luhet në “Air Albania” e do të nisë në orën 16:45.

Trajneri Brdaric për këtë sfidë do t’i besojë Adilit nga minuta e parë e do të ulë në stol Bulatovic. Adili ka qenë titullar fiks në formacionin e skuadrës shkodrane tani do të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes.

Pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë njësoj si ndaj Teutës dhe nuk do të ketë të tjera ndryshime. Vllaznia udheton drejt kryeqytetit me objektivin e qarte per te fituar ndaj Partizanit.