Ka përfunduar në barazimin 1-1 ndeshja Egnatia-Dinamo në stadiumin “Arena Egnatia”, e vlefshme për javën e 18-në në Kategorinë Superiore.
Një ndeshje që ka pasur gjithçka, ku nis që në sekondën e 40″ ku Gëzim Krasniqi ndëshkohet me karton të kuq nga arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji ku ka ndërhyrë në dëm të Patrik Bardhit.
Pas konsultave me VAR-in prej disa minutash Jorgji e cilëson goditje dënimi nga ku Agim Ibraimi ka realizuar një “perlë” drejt e në trekëndësh në minutën e 7′.
Në minutën e 35′, Ali Samake ka prekur topin me dorë dhe Jorgji e cilëson lojë të rregullt dhe rrogozhinasit protestojnë.
Në fund të pjesës së parë ndodh skandali. Enea Jorgji i rrethuar nga stjuardët është goditur me sende nga tifozët e Egnatias në tribunën kryesore në momentin ku ishte drejtuar dhomës së zhveshjes.
Pjesa e dytë nisi me vonesë ku delegati i ndeshjes po konsultohej nëse ky takim do të rifillonte.
Nisi gjithçka dhe në minutën e 57′, ishte Ilirid Ademi ai që gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar gjithçka.
Ky barazim e rendit Egnatian në vendin e 9 në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Dinamo klasifikohet në vendin e 6 me 19 pikë.