Egnatia dhe Dinamo kanë ndarë pikët në atë që cilësohej si kryendeshja e kësaj jave në Superiore. E nga kjo përfiton Vllaznia që iu shkëputet atyre në krye të renditjes.
Në një sfidë të luftuar mes pretendentëve për titull, nuk kanë munguar rastet për të shënuar, por asnjë nga skuadrat nuk ka qenë e qartë sa duhej para portës.
Kështu në fund të sfidës, të dy ekipet e mbyllën në barazimin 0-0, por edhe me nga 10 lojtarë për shkak të kartonëve të kuq të Loran e Xhemajlit në minutat e fundit të duelit.
EGNATIA- DINAMO 0-0