Do te nise pasditen e sotme edicioni i rradhes i trofeut “Agim Tafili” qe organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit ne bashkepunim me Bashkine Shkoder, ne nderim te njerit prej emrave me te medhenj te historise se ketij sporti, i cili eshte ndare nga jeta 12 vite me pare.

Edicioni i sivjetem do te shoqerohet me tre dite gara ne Shkoder, duke ia rritur edhe me shume rendesine aktivitetit. Gjithçka do te nise pasditen e sotme kur ne oren 15:00 çiklistet me te mire te vendit, por edhe te tjere te ardhur nga Kosova e Maqedonia e Veriut, do te startojne nga Fushe- Kruja etapen e pare.

Ato do te udhetojne drejt Lezhes, me pas tek Harku i Berdices, do te marrin rrugen e Velipojes dhe ne Mal Kolaj do te devijojne drejt Torovices, per te vijuar deri ne Balldren e me pas per te mberritur ne Shkoder rreth ores 18:30- 19:00 te pasdites. Nje etape kjo qe do te kete nje gjatesi prej 128 kilometrash.

Çiklistet e Vllaznise kane kohe qe pergatiten per kete aktivitet dhe gezojne pergjithesisht nje forme te mire sportive teksa si objektiv kane edhe fitoren e ketij trofeu, pavaresisht se çiklizmi eshte nje sport me shume te papritura.

Neser nderkohe do te jete etapa e dyte qe do te kete itinerar Shkoder – Fishte – Gomsiqe – Finish Shkoder me gjatesi 108 km. Ndersa te enjten do te zhvillohet etapa e trete dhe e fundit e ketij trofeu do jete ajo me itinerar Shkoder – Rrapsh Stare – Finish Shkoder 101 km./www.shkodrasport.com/