Kombetarja shqiptare e boksit eshte nisur diten e djeshme drejt Serbise, per te marre pjese ne Kampionatin Europian qe do te zhvillohet ne kryeqytetin e ketij vendi, ne Beograd, ne datat 15-29 prill.

Pjese e kombetares tone ne kete aktivitet shume te rendesishem do te jene 5 boksiere dhe pikerisht Ani Haxhillari pesha 57 kg, Alban Beqiri pesha 71 kg, Arjon Kajoshi pesha 75 kg, Senad Drini pesha 80 kg dhe Luis Gjolena pesha 92 kg.

Kombetarja jone drejtohet ne kete Europian nga kryetari Zef Gjoni si dhe dy trajneret e tjere Sead Bushati e Gezim Zeneli. Ekipi prej disa ditesh ka qene i grumbulluar ne Shkoder dhe forma sportive e tyre duket e mire.

Padyshim qe objektivi do te jete paraqitja sa me e mire dhe pse jo, edhe ndonje medalje, ndonese rivaliteti mendohet te jete shume i madh, por boksieret tane po tregojne nga dita ne dite se niveli i tyre ka ardhur duke u rritur dhe si rrjedhoje kete gje do ta demonstrojne edhe ne Europianin e Beogradit./www.shkodrasport.com/