Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat, teksa triumfon me përmbysje në “Egnatia Arena” ndaj Kukësit. Rrogozhinasit triumfuan 2-1 ndaj verilindorëve në një ndeshje që ishte spektakolare.
Do të ishte fillimisht skuadra e Stavri Nicës që do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 26-të, ku La Torre do të mposhte Sherrin. Vetëm 10 minuta do të zgjaste avantazhin i miqve, pasi rrogozhinasit do të barazonin 1-1 me anë të një penalltie. Fernandos do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e parë do të mbyllej 1-1, ndërkohë fraksioni i dytë do të fliste në favor të vendasve. Për të shënuar golin e dytë duhej të vinte minuta e 55-të, ku Sebastian Spahiu me një “predhë” nga distance do të mposhte për herë të dytë Tafas me nje supergol.
Në këtë mënyrë do të përmbyseshin shifrat dhe minutat e mbetura pavarësisht rasteve nuk do të mund të shënohej gol tjetër.Pas kësaj fitoreje, Egnatia shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë, ndërsa Kukësi mbetet me 13 pikë në vendin e 5-të.
EGNATIA – KUKËSI 2 – 1
(Fernando 35′, Spahiu 55’/ La Torre 26′)