Trajneri Kristian Panuçi ka folur para ndeshjes me Uellsin në konferencën e zakonshme për shtyp. Trajneri ka komentuar gjerë e gjatë situatën e tij në lidhje me vazhdimësinë te skuadra kuqezi.

Si janë raportet tuaja me presidentin Duka dhe a do të jeni pjesë e Shqipërisë dhe pas kësaj ndeshjeje?
Duhet të pyesni presidentin Duka, pasi unë jam trajneri i Kombëtares dhe kam pozicionin tim. Këtu ka shumë të vërteta që nuk ka interes t’i them. Duhet të zgjidhim problemet e ekipit dhe kjo është e gjitha.

Si mund të dalim nga ky tunel?
Ka një vit e gjysmë që ekipi ka bërë rënie në renditje dhe objektivi ynë është të shkojmë sa më parë. Diçka që arrihet duke punuar. Askujt nuk i intereson që ne na kanë munguar 6-7 lojtarë gjatë gjithë kësaj kohe. Gjermania ka dalë e fundit në grupin e tyre, imagjinoni të shkretin Lëv. Shqipëria shkoi në 2016 dhe duhet të shkojë çdo vit, kështu? Jam i bindur se nëse do kemi të gjithë grupin, skuadra mund të tentojë që të shkojë në Europian.

Duke qenë se jam i vetmi përgjegjës në këtë situatë të vështirë, jam përpjekur që të sjell një ide nga ky vit. Ishim në një grup në të njëjtin nivel në Ligën e Kombeve. Duke qenë se kemi njerëz arrogantë që nuk ndryshojnë mendim nuk kam asnjë lloj problemi se duhet të ndryshojmë, patjetër sepse nuk ka kohë.

Nuk ka kohë t’iu jap ekipit një kondicion fizik, atëherë nuk kam as kohë të jap futboll të evoluar, ndaj duhet të bëjmë diçka ndryshe, pasi historia flet ndryshe dhe unë nuk jam idiot, duhet të ndyshoj diçka.

Çfarë do të ndryshojmë?

Nesër duhet që lojtarët të tregojnë veten e tyre dhe që jemi persona serioz. Nëse dëgjoj një stadium që më ofendon me të drejtë, duke qenë se jam një person serioz e vuaj shumë këtë gjë. Punoj me seriozitet dhe që u gabua me idenë e futbollit që doja të sillja, ndaj duhet të ndryshojmë që të shkojmë në rrugën e duhur.

Pse ishit kaq i bindur në fillim se do shkonit larg me Shqipërinë?

Me Norvegjinë na munguan 7-8 lojtarë dhe kjo peshon. Nuk i trajnoj çdo ditë lojtarët dhe kondicioni i tyre ishte ndryshe. Në Ligën e Kombeve kanë rënë nga Liga e tyre ekipe të mëdha.

Mos duhej të evitoheshin provat?
Në Kombëtare nuk ka prova. Jemi munduar të sjellim një ide tjetër. Liga e Kombeve ishte një mundësi për të shkuar në Europian, ndërsa tani luhen kualifikueset direkt.

Do e keni kohën për të korrigjuar?

Koha për të punuar është, pasi unë kam kontratë deri në 2019. Merrni Dukën dhe pyeti nëse do të jetë Panuçi në punë në mars apo jo. Kam respekt për veten time dhe për atë që më paguan.

Mos jeni në vendin dhe në momentin e gabuar?

Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Shqipërisë.

Si jeni kaq i lumtur kur keni pësuar humbjen më të thellë në 25 vite?
Çfarë duhet të bëj të qaj? Jam i lumtur që jam këtu.

Si është situata në skuadër?
Kemi 3-4 lojtarë të dëmtuar, por na kthehen Hysaj e Basha.

Cili është zhgënjimi yt më i madh si trajner i Shqipërisë?
Fakti që nuk kam fituar grupin është një zhgënjim i madh për mua.

E keni takuar presidentin Duka pas ndeshjes së fundit?
Jo, nuk kam folur akoma me presidentin.

Ju besoni se lojtarët nuk do të dëmtohen më apo keni një plan B, për të grumbulluar lojtarë të tjerë?
Unë grupin e kam në mend. Kam disa lojtarë që flas dhe po aq nuk janë. Edhe lojtarët që kanë luajtur me Skocinë nuk kanë luajtur me skuadrat e tyre. Është problem dhe ky. Ideja për të luajtur një futboll ofensiv ka qenë e gabuar.

Mos duhet të hedhim sytë te kampionati shqiptar, pasi kemi raste kur një lojtar sa ikën nga Shqipëria thirret në Kombëtare?
Kam marrë lojtarë dhe nga Superiorja, si Gavazaj, Lilaj, Gurin te Kukësi. Guri nuk luan tani dhe nuk po e grumbulloj. Kur i kam marrë këto tre lojtarë luanin në Superiore.

Për çfarë do shërbejë ndeshja e nesërme, për lojë, lojtarë të rinj, apo rezultat?
Kombëtarja mbetet kombëtare, duhet luajtur për të fituar çdo ndeshje, por kjo ndaj Uellsit është pak më delikate. Lojtarët duhet të luajnë për të hvilluar një ndeshje serioze, sepse kur humbasim, humbasim të gjithë. Të shohim nesër./sport-ekspres/