Sot ne konferencen e shtypit para gazetareve ka dale dhe kapiteni i kombetares kuqezi Mergim Mavraj. Ai ka folur per shume gjera, ka mohuar faktin qe ne ekip te kete komplot kunder trajnerit dhe ka premtuar qe neser futbollistet do te luajne per te.

“Nuk mund të përgjigjem unë se kush luan apo për lojtarë të veçantë. Kemi shumë lojtarë që tregojnë cilësitë e tyre në stërvitje. Djemtë që luajtën në mbrojtje kanë kualitet dhe e ardhmja është e tyre. Nuk e di unë kur është momenti i tyre”. Kështu e nisi Mërgim Mavraj në konferenën e sotme për shtyp, ndërkohë që iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve para ndeshjes me Uellsin. Sigurisht fokusi ishte tek ajo që ka ndodhur me kombëtaren.

MUNGESA E LIDERIT – “Kemi folur shumë për gjërat që na mungojnë, duke filluar nga karakteri, lideri, cilësia, të cilat nuk po i tregojmë. Ka skuadra që nuk kanë lider, por luajnë futboll të mirë. Na mungon dhe vetëbesimi.

Në ndeshjet e kaluara nuk është se nuk kemi pasur shanse, nuk është se nuk kemi treguar se skuadra nuk punon, por është mirë të kemi një lider që të largon nga situatat e vështira. Ne nuk e kemi pasur asnjëherë një lojtar që bën diferencën. Vetëm dy liderë janë në botë që e nxjerrin skuadra nga vështirësia”.

SITUATA NË SKUADËR – “Çdo gjë është në rregull. Nuk ka asnjë shenjë çregullimi. Nuk lejomë që faktorët e jashtëm të luajnë kundër nesh. Fundi i ciklit? Duhet të presim deri sa të ndërtohet një grup i ri?

Jo, puna duhet të vazhdojë, kemi kaluar gjëra të mira dhe duhet pak kohë për t’u rinovuar. Gabojmë nëse i krahasojmë skuadrat. Shqipëria nuk është ajo që ka qenë. Jo vetëm kundërshtarët e dinë, por të gjithë, pasi pritet më shumë nga ne. Duhet kohë”.