HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEgnatia me më të mirët sot kundër Vllaznisë, rrogozhinasit në kërkim të...

Egnatia me më të mirët sot kundër Vllaznisë, rrogozhinasit në kërkim të historisë

Një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni do luhet ditën e sotme, ku përballë do jenë Egnatia dhe Vllaznia. Të dy skuadrat luajnë takimin e kthimit për gjysmëfinalen e kupës. Ku ndeshja e parë përfundoi në shifrat 1-1 në “Loro Boriçi”. Duke lënë gjithçka të hapur për këtë duel që luhet sot në Rrogozhinë. Ku si vendasit edhe kuqeblutë duan kalimin në finalen e 1 qershorit.

Kjo për të siguruar edhe një vend në Europë në fund të sezonit e po ashtu për të fituar 1 trofe. Trofe që për rrogozhinasit do ishte historik, pasi do ishte i pari që nga themelimi i tyre. E për këtë arsye, Egnatia dhe trajneri Tetova sot në fushë do hedhin futbollistët më të mirë. Duke nisur që nga porta ku do jetë i përhershmi, Alen Sherri.

Në mbrojtje nga e djathta i sigurtë është Fangaj e ndërsa në qendër të repartit të prapavijës ka një dyshim. Kjo mes Atandes dhe Memolles për të formuar dyshen me Maloten, ku momentalisht kavajsi Memolla duket më i avantazhuar. Këtë repart e kompleton Musta në të majtë. Mesfusha pritet me 3 futbollistët tashmë të zakonshëm dhe shumë thelbësorë.

Agbekpornu, Mellugja dhe Fernando priten si titullarë në këtë repart. Në sulm patjetër që si pikë referimi do jetë pika më e fortë e rrogozhinasve, Dwamena.

Ku ganezi do ketë mbështetjen e Kases dhe Jackson nga krahët. Një duel për të mos u humbur ky që do startojë ditën e sotme në orën 14:00, në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments