Rudi Vata edhe njehere tjeter e ka shprehur se eshte krenar qe eshte shkodran dhe ka qene pjese e historise se tij, ndonese ka luajtur vetem pak kohe me fanellen e Vllaznise. Ai ka qene i pranishem edhe ne festen e 105 vjetorit te klubit, por nga ana tjeter ka shprehur keqardhjen per numrin e paket te trofeve qe ai ka fituar ne gjithe keto vite histori.

“Eshte pak e trishtueshme qe nje klub me histori kaq te madhe si Vllaznia ka kaq pak trofe te fituar. Minimalisht mendoj se nje klub i permasave te tilla, pra klubi i pare shqiptar, klubi me i vjeter, me vetem 9 trofe te kampionit te fituara, eshte diçka qe nuk shkon.

Them se kjo ka ndodhur ngaqe eshte punuar keq nder vite per te rritur vleren e kesaj skuadre. Uroj dhe shpresoj qe ne te ardhmen te punohet me ate lloj mentalitetit qe i shkon per shtat historise se klubit sepse nje si Vllaznia nuk mundet me kalu tre dekada dhe me pas nje ose dy kampionate te fituara.

Mendoj qe eshte punuar keq. Po ta analizosh ne aspektin profesional, organizativ, titujt qe ka Vllaznia jane shume te paket ne numer ne krahasim me produktin e futbollisteve qe ka patur. Emrin e Vllaznise e kane mbajtur lart, ose ia kane rritur “piacen” ato futbollista qe kane qene pjese e rendesishme e ekipit kombetar.

Mjafton te permendim emra te tille si Loro Boriçi, Medin Zhega, Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Hysen Zmijani, Ferid Rragami etj, jane futbollistet qe e kane mbajtur “piacen” lart. Vllaznia gjate historise se saj ka patur me mijera futbolliste te mire, por me se shumti emrin e saj e kane rritur ata qe kane shkelqyer me kombetaren”./SHKODRA-SPORT.COM/