HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEgnatia mposht Bylisin dhe 'blindon' Europën

Egnatia mposht Bylisin dhe ‘blindon’ Europën

Egnatia ka hedhur një tjetër hap shumë të sigurt drejt kualifikimit në Europë në edicionin tjetër me fitoren 2-0 ndaj Bylisit.

Rrogozhinasit kanë dominuar përballë ballshiotëve por u është dashur që të presin pjesën e dytë për të zgjidhur fatin e sfidës, edhe pse në minutën e 28 ishin në epërsi numerike pas një kartoni të kuq të Maçollit te miqtë.

Megjithatë, dominimi në pjesën e dytë të ndeshjes, u konkretizua nga golat e Malotës dhe Kasës, duke i dhënë tre pikë shumë të rënda ekipit të Tetovës. Tashmë rrogozhinasit janë në vendin e tretë dhe shumë pranë arritjes së një objektivi historik për këtë klub.

EGNATIA 2-0 BYLIS

59′ Malota, 77′ Kasa

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments