HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEgnatia rrezikon kreun, humb ndaj Skëndërbeut dhe kthen sytë nga Vllaznia

Egnatia rrezikon kreun, humb ndaj Skëndërbeut dhe kthen sytë nga Vllaznia

Tjetër rezultat negativ për Egnatian në Superiore, ku nuk po arrin ta gjejë fitoren prej shtatë ndeshjes. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova (trajneri i rrogozhinasve festonte ndeshjen e 100-të në stol) u mposht 2-0 në Korçë nga Skënderbeu, me skuadrën bardhekuqe që ruan vendin e katërt pavarësisht rezultatit që do të arrijë Tirana në derbi me Dinamon.

Egnatia do të parakalohej nga Vllaznia, nëse kuqeblutë fitojnë ndeshjen e kësaj jave në fushën e Kukësit.

“Heroi” i skuadrës së Skënderbeut në këtë ndeshje rezultoi Ahanonu, që shënoi të dy golat e vendasve në minutat 20’ dhe 40’. Në minutën e parë shtesë, Aleksi i Egnatias humbi një 11-metërsh.

SKËNDERBEU-EGNATIA 2-0
20′, 39′ Franklin

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments