Për teknikun është ende herët që të flitet për objektivat e kësaj skuadre në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë. Ashtu si në startin e kampionatit, ku shkodranët kanë hyrë me objektiva minimalë, duket se me të tillë objektiva kërkon që tekniku Canaj të paraqitet edhe në këtë kompeticion. Ai nuk po mendon fare për takimin me Partizanin në kupë. “Objektivi i parë i yni është takimi me Besën. Është shumë herët që të mendohet për takimin e kupës, që mesa di unë është pas dhjetorit me Partizanin. Kur të jetë radha, do të diskutojmë dhe mendojmë për këtë përballje.

Tani për tani e kemi mendjen vetëm tek përballja e rradhës me Besën për kampionat. Nuk mund të shkojmë aq larg sa për t’i vendosur vetes objektiva madhore. Duhet t’i marrim gjërat një e nga një duke parë ndeshje pas ndeshjesh ”, ka pohuar Canaj në prononcimin e tij pas kualifikimit në turin e parë të Kupës, në ndeshjen me Veleçikun. Siç dihet koplikasit u kaluan me dy fitore, 3-0 në ndeshjen e parë dhe 2-0 në ndeshjen e dytë. Ndërkohë në turin e dytë, Vllaznia do të luajë ndaj Partizanit. Ndeshjen e parë më 4 dhjetor në Tiranë dhe të kthimit më 18 dhjetor në Shkodër.
© shkodrasport.com