Lista e futbollistëve shqiptarë që po luajnë me ekipet më elitare në Europë, sa vjen e shtohet duke na bërë të kuptojmë se e ardhmja e Kombëtares sonë është në duar të sigurta.

Në një listë të publikuar nga “Inter Club Albania”, vihet re prezenca e futbollistëve shqiptar që nga Primavera Inter ku përfaqësues është Armand Rada e deri te Inter U10.

I pari dhe i vetmi lojtar i Kombëtares që ka veshur fanellën e parë Interit është Rei Manaj, i cili është aktivizuar në disa ndeshje, ndërkohë që një tjetër shqiptar por që luan për Zvicrën, është Xherdan Shaqiri. /Vipsport/

Në këtë listë përfshihen:

INTER PRIMAVERA– INTER U19
Armand Rada(1999), Mesfushor

INTER U17 – Seria A dhe B
Elia Pojani(2001), Mbrojtës

INTER U14
Shnajder Ndoci(2004), Mesfushor

INTER U13
Antonio Vishaj(2005), Sulmues

INTER U12
Frederik Tosku(2006), Mesfushor

INTER U11
David Hoxha(2007), Mesfushor

INTER U10
Alen Vukaj(2008), Mesfushor
Florian Zeneli(2008)Sulmues