Nga Ridvan TULA

Fitorja me Flamurtarin erdhi ne kohen e duhun e pavaresisht si e pse, ka rendesine e vet dhe duhet t’i gezohemi.

Ne situaten e meparshme te fillim-vitit detyra e ekipit ishte te kalonte ngerçin dhe te rrugetonte drejt rezultateve pozitive, gjë qe po arrihet më se miri.

Futbolli eshte si jeta, e ndryshimet e herepashereshme sjellin edhe objektiva te reja per t’u marre ne konsiderate.

Ne baze te pikaverazhit aktual, kur kemi nje diference prej vetem 4 pikesh midis skuadrave nga vendi i 3-te deri tek vendi i 7-te, ku me kete te fundit diferenca e Vllaznise eshte 7 pike, gjithmone sipas mendimit tim, eshte koha qe te ndryshohet objektivi.

Duke pase parasyshe se ne loje jane me shume se 30 pike, mendoj se per Vllaznine do te ishte me shume vlere qe te rrezikonte paksa dhe me nje angazhim mbi mundesite reale te kerkonte rrugen drejt perfshirjes te me shume skuadrave ne zonen e ftohte.

Arritja e ketij objektivi do te krijonte mundesi më te shumta per te luftuar jo vetem Teuten por, pse jo, edhe ndonje skuader tjeter qe mund ta zbresin ne zonen e ftohte.

Krahas kësaj qe thash ma siper do te minimizonte edhe mundesite per “aleanca ne dem te Vllaznise”.

Nganjehere kur rrezikon edhe shperblehesh.