Vllaznia e femrave dhe e meshkujve ne volejboll nuk ia kane dale qe te shkojne ne finalet e Kupes se FSHV-se sepse jane mundur te dy ekipet ne gjysmefinale, respektivisht nga Partizani dhe Tirana.
Sa i takon perballjes se femrave, ekipi shkodran i drejtuar nga Nora Deda eshte munduar te rivalizoje ndaj Partizanit dhe setin e pare e ka humbur 21-25. Ne te dytin Vllaznia “dorezohet” dhe humbet 25-11 ndersa ne te tretin serish ka rivalitet por serish e humbin 23-25 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen 0-3.
Ekipi i meshkujve nderkohe eshte ndeshur me Tiranen dhe ka humbur me te njejtin rezultat 0-3, pas tre seteve qe dhuruan keto shifra 25-22, 25-19 dhe 25-16./SHKODRA-SPORT.COM/
VLLAZNIA FEMRA: Kaçi, Gjyshka, Agolli, Ballçiti, Kuçi, Erkoçi, Beci, L.Kodra, Ndou, K.Zhivani, D. Kodra. Trajnere: Nora Deda.
VLLAZNIA MESHKUJ: Lloshi, Daniku, Lugaj, Jukni, Lleshi, Curraj, Taflaj, Çekini, Talani, Qafarena, Rrashketa, Jula. Trajner: Artan Kalaja.