Futbollisti shkodran Brajan Gruda ka debutuar edhe me kombetaren U21 te Gjermanise. Pasi e ka bere kete gje edhe me grupmoshat me te vogla, tashme 19 vjeçari i talentuar debuton edhe me ekipin shpresa te ketij vendi.

Ka ndodhur keshtu dy dite me pare ne miqesoren qe Gjermania U21 zhvilloi ne Saarbrücken ndaj Ukraines te cilen e fitoi me rezultatin 2-0, fale golave te shenuar nga Maximilian Beier (53′) dhe Tim Lemperle (88′).

Gruda nderkohe eshte preferuar nga ana e trajnerit Antonio di Salvo te jete titullar nga minuta e pare teksa eshte vendosur ne fushe ne rolin e sulmuesit te krahut te djathte.

Dhe paraqitja e tij, ndonese nder me te rinjte ne fushe, ka qene shume e mire dhe jo me kot SofaScore e ka vleresuar me noten 7.5, duke qene sebashku me Linus Gechter (edhe me 7.5) dy lojtaret me te vleresuar ne fushen e lojes.

Karriera e Brajan Grudes po ece ne menyren e duhur dhe kete e tregon me se miri qe ka debutuar edhe ne Bundeslige me ekipin e tij Mainz 05. Tashme dhe me kombetaren U21 dhe nuk i mbetet gje tjeter per te prekur majen, vetem per te luajtur edhe me ekipin e pare te Gjermanise dhe me kete ecuri, edhe kjo eshte e arritshme.
Gjergj KOLA