Nje grup futbollistesh te vegjel qe po marrin ne kampin veror te organizuar nga Akademia Vllaznia, kane marre nje surprize shume te kendshme pasditen e sotme.
Ne seancen e pasdites ata kane patur mundesi te takojne legjenden e golit, Vioresin Sinanin por edhe te zhvillojne nje seance te shkurter stervitore ne fushen e stadiumit “Loro Borici”.
Ky moment ka perkuar me ate kur ekipi i pare i Vllaznise ka zbritur ne fushe per stervitje dhe si rrjedhoje, kerkeses se bere per nje tokje duarsh dhe takim me ta, nuk eshte refuzuar prej tyre.
Futbollistët e vegjël kanë patur mundësi të takojnë edhe trajnerin Brdariç dhe gjithë pjestarët e tjerë të ekipit të parë të Vllaznisë. Kuptohet që ëndrra e secilit prej tyre është që një ditë të luajnë për ngjyrat kuqeblu, por sot kanë takuar nga afër idhujt e tyre dhe kjo padyshim që i ka lumtuar ata.
Nje dite qe ata do ta mbajne gjate ne mendjen e tyre, ndonese ndoshta shume prej tyre edhe mund te mos kene karriere ne futboll, por kujtime te tilla padyshim qe nuk do t’i harrojne./SHKODRA-SPORT.COM/