Ndodh rralle qe te shohim kaq shume personazhe te njohura te futbollit ne nje foto sebashku. Mbase mund te kete qene rastesia, ajo qe ka bashkuar pasditen e sotme 7 prej emrave te shquar te historise se Vllaznise dhe futbollit shqiptar.

Hysen Zmijani, Ilir Kepa, Avenir Dani, Armando Cungu, Auron Miloti, Safet Osja dhe Elvin Beqiri jane mbledhur ne Pedonalen e qytetit te Shkodres per te kaluar disa momente sebashku.

Nen shoqerine edhe te profesorit te nderuar Ervis Krymi (qe ne kete rast duket se ka marre rolin e trajnerit), ata jane pare te lumtur duke kujtuar gjerat e bukura te futbollit.

Shumekush qe i ka pare sebashku mbase edhe i ka ngacmuar se nese i hedh edhe sot ne fushen e lojes (pavaresisht viteve qe kane mbi supe), do te dhurojne spektakel.

Fotoja e sotme eshte treguar me i mire qe shoqeria e sportit vazhdon edhe pertej dhe bashkimi i ketyre futbollisteve te Vllaznise, e verteton me se miri kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/