Presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi ka prezantuar sot para mediave blerjen e fundit te kuqebluve, Bekim Balajn, i cili konsiderohet nje goditje shume e rendesishme per merkaton e kuqebluve.
Ne prononcimin e dhene ai eshte shprehur: “Per ne eshte kenaqesi e veçante qe Bekim Balaj tashme eshte pjese e Vllaznise. Me kete goditje besoj se skuadra ka bere nje goditje ne repartin e sulmit ku siç dihet kemi patur jo pak probleme.
Une jam i bindur se Bekimi do te beje me te miren per Vllaznine, ne menyre qe te kapim objektivat tona. Ne urojme nje performance sa me te mire te tij por edhe skuadres ne teresi sepse futbolli eshte loje grupi dhe duhet te funksionojne e gjithe skuadra per te arritur tek suksesi.
Stafi ka kerkesa per perforcime edhe ne reparte te tjera, ne po punojme ne kete drejtim por mendoj se çdo gje eshte e mundur. Kemi pretendimet tona shume serioze kete sezon dhe prandaj edhe keto perforcime po behen per kete qellim”.
Te plote prononcimin e presidentit te Vllaznise Alban Xhaferi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” duke klikuar ne linkun e meposhtem: