Futbollistët shkodranë janë të shpërndarë në mbarë Botën dhe Europën, madje duke luajtur edhe me ekipe shumë të njohura. Disa nga emrat më të bujshëm me origjinë nga qyteti ynë që luajnë në kontinent me ekipe prestigjoze janë: Broja tek Chelsea, Kumbulla tek Roma apo edhe Hysaj që pas eksperiencës së shkëlqyer me Napolin tashmë mbron ngjyrat e Lazios në Serie A.

Por ka edhe nga ata talente me origjinë nga Shkodra që po bëjnë emër dhe po bëjnë të gjithë të flasin për ta. Tashmë një emër i njohur në futbollin tonë e ndoshta që nuk përbën më ndonjë lajm shumë të madh, por Andreas Ndoj vijon të shkëlqejë në futbollin grek. E madje në Superligë me ekipin legjendar të Olimpiakos.

Vetëm 19-vjecc ai tashmë është një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës bardhekuqe. Ndoji është promovuar në ekipin e parë këtë ediciondhe tashmë është një nga shtyllat e skuadrës së drejtuar nga trajneri spanjoll, Gonzalez. Madje ai është rreshtuar krah edhe emrave të njohur të futbollit botëror si: James, Soktratis, Bakambu apo edhe M’Vila.

Edhe ditën e djeshme ai luajti 90 minuta të plota në fitoren që Olimpiakos arriti në shifrat 1-o përballë Aris. Takim që u vendos nga goli i Masouras. Tashmë skuadra e njohur greke renditet në vendin e 3-të të renditjes me 38 pikë. 7 më pak se kryesuesit e Panathinaikos, e me kampionatin që ende ka një rrugë të gjatë para, gara duket shumë e hapur për titullin kampion deri në fund.
Endri ÇINARI