Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEkipi shqiptar në fushë me nivel europian, por stadiumi i tij lë...

Ekipi shqiptar në fushë me nivel europian, por stadiumi i tij lë për të dëshiruar

Shkëndija e Tetovës ka qenë ekipi dominues i kampionatit maqedonas në këto sezone teksa në tre vitet e fundit janë kurorëzuar kampionë duke lënë pas rivalët e Vardarit.

Madje, tetovarët falë edhe investimeve në skuadër kanë bërë paraqitje mbresëlënëse në Europë duke kaluar disa ture kualifikues, ndërsa janë ndeshur me ekipe prestigjioze si Milan, Tottenham apo edhe Gent i Belgjikës.

Megjithatë, arritjet në fushë nuk shkojnë në të njëjtën rrymë me mirëmbajtjen e stadiumit, teksa nga një video së fundmi pamjet lënë shumë për të dëshiruar. Impianti i Shkëndijes është i rrethuar nga plehrat dhe në gjendje të mjeruar, ku fare qartë duket se është lënë pas dore.

Një fakt për të ardhur keq, pasi Shkëndija e Tetovës përfaqëson një klub simbolik për të gjithë shqiptarët dhe imazhi në këtë rast është shumë i rëndësishëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments