Tek Veleçiku puna për përforcimin e ekipit me futbollistë për merkaton e janarit vijon. Drejtuesit koplikas duket se kanë ndërmend të marrin dy futbollistë nga Vllaznia U-21.
Fjala është për Antonio Delajn dhe për Elidon Dulajn. Në fakt, që të dy me shumë mundësi do të jenë të huazuar, ngaqë janë nën kontratë afatgjatë me klubin shkodran. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga trajneri i Veleçikut, Dritan Smajli, në një komunikim me “Shkodra Sport”.
Si Delaj, ashtu edhe Dulaj, luajnë në reparte të ndryshme dhe do t’i bënin tepër punë Veleçikut në synimet e saj. Në fakt, synohet që Veleçiku të krijojë një ekip edhe më cilësor për pjesën e dytë të sezonit.
Me disa afrime në janar dhe në fakt, puna duket se ka nisur, teksa Antonio Delaj dhe Elidon Dulaj do të jenë dy futbollistët e parë që mund të bëhen pjesë e koplikasve në vazhdim.
Maringlen ZHIVANI