Ardit Nikaj është rikthyer nga dëmtimi. Futbollisti i Skënderbeut, me rikthimin e tij, ka shtuar alternativat në sulm për trajnerin e ekipit korçar, Ivan Gvozdenoviç. Sulmuesi shkodran ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe ka nisur stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.
Kështu, ai i është bashkuar ekipit pas një periudhe të gjatë mungese për arsye të dëmtimit të rëndë, të pësuar në fundin e sezonit të shkuar.
Megjithatë, trajneri Ivan Gvozdenoviç duket se llogarit pak gjëra me shkodranin në sulmin korçar, pasi nisur nga kërkesa e tij për të pasur në ekip edhe një sulmues tjetër, kuptohet lehtësisht një gjë e tillë.
Këtë sezon me Skënderbeun, Ardit Nikaj nuk ka luajtur akoma as edhe një ndeshje për arsye të dëmtimit të rëndë.
Megjithatë, në sezonin e kaluar që nga momenti i parë i nisjes së aventurës në Korçë, sulmuesi shkodran ka arritur të shënojë dy gola me ekipin korçar në 23-ndeshje të luajtura ndërmjet Superiores dhe Kupës së Shqipërisë.
Tashmë, në vijim mbetet për t’u parë performanca e shkodranit Ardit Nikajt në fushën e lojës me Skënderbeun, pasi padyshim bëhet fjalë për një sulmues me tepër të ardhme.
Maringlen ZHIVANI