Kohët e fundit është përfolur se PSG është mjaft e interesuar për sulmuesin anësor francez, Dembele.

Para pak ditësh, në një intervsitë të gjatë të dhënë nga Laporta, presidenti i klubit katalanas gjithashtu ka theksuar se Dembele nuk largohet nga Barcelona.

Tashmë edhe Dembele ka reaguar për këto lajme merkatoje duke i mbyllur derën klubit francez.

“Katër muaj më parë kam nënshkruar një rinovim me Barcelonën, jam i lumtur këtu dhe do të vazhdoj të punoj për klubin. Nuk jam i interesuar për Parisin, unë jam mirë te Barça.

Është një mjedis i mirë dhe gjithçka është në rregull edhe me trajnerin. Unë kam besim tek ai dhe te drejtuesit”, është shprehur Dembele duke treguar besnikërinë e tij për Barcelonën.