Eshte rritur tek Akademia Vllaznia, nderkohe qe kete sezon po luan me ekipin e 21 vjeçareve teksa ne shumicen e ndeshjeve ka qene titullar ne rolin e mbrojtesit te krahut, duke dhene nje kontribut te madh ne fitimin e titullit kampion te tij.

E kemi fjalen per futbollistin Rinor Peku. Ai ka kontribuar edhe sot ne fitoren e rradhes te Vllaznia U21 ndaj Egnatias me fitoren e thelle 9-3 dhe pas ndeshjes ka dhene edhe nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

“Ne e kemi arritur objektivin tashme sepse qe prej javes se kaluar jemi shpallur kampion dhe i kishim vene vetes objektiv qe ne keto ndeshjet e mbetura t’i bejme mbylljen e duhur ketij kampionati te shkelqyer.

Qe prej fillimit te fazes se dyte, kemi bere paraqitje shume te mira dhe te gjithe futbollistet bashke edhe me stafin teknik i vume vetes qellim fitimin e titullit kampion dhe ne fund ia dolem.

E veçanta e suksesit te ketij ekipi ka qene fryma e grupit, kemi qene shume te bashkuar dhe besoj se ky ka qene kyçi i suksesit te Vllaznia U21. Ne jemi shpallur kampion tashme por mendjen e kemi tek java e ardhshme ku do te jete edhe festa e titullit”.

Nderkohe duke folur per te ardhmen e saj, 20 vjeçari Peku eshte shprehur: “Jam shume i kenaqur me performancen time gjate ketij sezoni sepse thuajse ne te gjitha ndeshjet kam marre minutat e plota dhe tashme te shohim per te ardhmen se çfare do te ndodhe.

Kuptohet qe endrra e çdo futbollisti eshte te luaje me ekipin e pare te Vllaznise, sepse eshte nder emrat me te medhenj ne Shqiperi, por te presim dhe te shohim se çfare do te ndodhe ne te ardhmen”./SHKODRA-SPORT.COM/