Kjo nuk do t’u pëlqejë aspak tifozëve të Bajernit! Kampionët e Gjermanisë prezantuan dje fanellat e reja të sezonit të ardhshëm dhe i nxorën menjëherë në shitje.

Por në vend të diskutimeve për dizajnin e pazakontë me një sfond të bardhë dhe mëngë të kuqe (frymëzuar nga fanella e parë që lojtarët mbanin në vitin 1965 pas ngjitjes në Kategorinë e Parë), është pritur me polemika prej tifozëve për shkak të çmimit.

Fanella e parë në versionin për tifozët, pa emër apo numër kushton 99.95 euro dhe në versionin me mëngë të gjata, shkon në 109.95 euro, rreth dhjetë euro më shumë se ajo e sezonit aktual.

Vitet e kaluara, fanella e Bajernit kushtonte 89.95 euro. Por versioni origjinal, i cili është i prodhuar me të njëjtën copë që veshin edhe yjet e Tuhelit, shkon në 149.95 euro.

Nëse dëshironi që mëngët t’i keni me logon e Champions-it, duhet të shtoni nga tetë euro secila. Por klubi ka bërë një ofertë, për tifozët që do të kërkojnë numër dhe emrin të stampuar deri në 30 qershor, do ta përfitojnë falas.