Prej tre javesh mungon ne stervitje me ekipin e Vllaznise, por nga sot eshte bashkuar me kontigjentin e lojtareve dhe po zhvillon stervitje individuale.
E kemi fjalen per sulmuesin Ardit Hoxhaj. Vlonjati u pat demtuar ne miqesoren ndaj Terbunit dhe qe prej asaj dite nuk ka qene i pranishem ne stervitje. Shkallen e demtimit e ka bere te ditur vete ai ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:
“Jam demtuar ne ndeshjen miqesore qe ekipi yne zhvilloi me Terbunin dhe qe prej atij momenti kam qene ne terapi. Pas konsultes me mjeket rezultoi se kisha zgjatje ligamenti ne kavilje dhe si rrjedhoje duhej disa dite pushim. Por nga sot jam bashkuar me ekipin dhe per momentin kam filluar me vrapimet”.
I pyetur se kur mund te jete i gatshem per te luajtur, Hoxhaj eshte shprehur: “Deshira ime ishte qe te mund te isha i gatshem qe per ndeshjen e pare me Laçin, por kjo duket e pamundur dhe shpresoj qe per ndeshjen e dyte, ate ndaj Teutes, te jem ne dispozicion te stafit teknik”.
Por cili eshte mendimi i Ardit Hoxhajt per Vllaznine e sezonit te ri? Sulmuesi vlonjat shprehet: “E mendoj nje Vllazni me te forte me shume konkurrence qe do te luftoje ne te gjitha drejtimet”./SHKODRA-SPORT.COM/
Me poshte keni videon e momentit te demtimit te Ardit Hoxhajt ne ndeshjen miqesore me Terbunin: