Sporti në Shkodër është traditë, histori dhe krenari. Kënaqësi të kisha pjesë të takimit për prezantimin e programit tim për 4 vitet në vazhdim të drejtimit të Bashkisë Shkodër, emra të spikatur të ngjyrave kuqeblu, një ndërthurje brezash që me talentin dhe punën e tyre na kanë bërë krenar gjithnjë.

Kam vendosur t’i kushtoj një vemendje të veçantë mbështetjes dhe zhvillimit të sporteve, ku përfshihen:

• Ndërtimi i një ministadiumi të ri

• Ndërtimi i sallës së re sportive për ekipet e lojrave me dorë

• Terrene të reja sportive në çdo lagje dhe njësi administrative

• Përmirësimi i kushteve të fushave dhe sallave egzistuese ku stërviten ekipet e Shkodrës

• Mbulim i tarifës së fushave sportive për ndeshjet zyrtare që luhen në Shkodër

• Rritje të trajtimit dhe shpërblimit për sportistët elitarë, ekipet kampionë si dhe të trajnerëve të tyre

• Rritje të mbështetjes financiare për 15 shoqatat sportive egzistuese dhe zgjerim të disiplinave dhe shoqatave të reja të nivelit profesionist

• Kosto zero dhe mbështetje me logjistiken e nevojshme, për zhvillimin e cdo kampionati kombëtar dhe nderkombëtar në infrastrukturat tona sportive

Rritjen e bashkëpunimit me Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës :

• Ofrimi i të gjitha infrastrukturave tona sportive me kosto zero në shërbim të departamentit të edukimit fizik dhe sportit për mësimdhënie dhe gara të ndryshme universitare.

• Lehtësim për mbështetjen e studentëve –sportistë cilësorë për përfitim të bursave në mbulimin e tarifës së shkollimit.

• Dyer të hapura për studentët e këtij fakulteti në rritjen e kompetencave të tyre dhe shkëmbimin e eksperiencave për zhvillimin e sportit.

Shkodra do të jetë aty ku i takon në rang kombëtar dhe ndërkombëtar në të gjitha disiplinat e sportit. Mirënjohës ndaj të gjithë sortistëve dhe ish sportistëve për vlerësimin që i bënë programit tonë dhe i dhanë mbështetjen e tyre. Bashkë Fitojmë