Këtë të shtunë në Vlorë u zhvillua Konkursi Ndërkombëtar për projektin e ri të stadiumit të qytetit, “Flamurtari”. Tre studiot arkitekturore të përzgjedhura si finaliste, FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë) prezantuan idetë e shndërrimit të tij. Jo vetëm në mjedise sportive por edhe sociale e ekonomike.

I pranishëm ishte edhe Edi Rama. Kryeministri i Shqipërisë premtoi se në qytetin e Vlorës do të zbarkojë së shpejti një nga akademitë e një kubi të madh europian.

“Me krijimin e akademisë dhe të shkollës së futbollit të Manchester City-t në Durrës, ne hapim një tjetër cikël për të ngjitur në një nivel të ri edukimin.

Unë jam duke folur me një tjetër klub të madh futbolli. Që të mund ta fusim në bashkëpunim me akademinë e re që po bën Sokol Kushta.

Që të kemi dhe në Vlorë një akademi futbolli me standardet më të larta ndërkombëtare dhe me mbështetjen e një tjetër klubi të madh futbolli në Europë”, deklaroi Rama.