Vllaznia U16 per femra pas barazimit te javes se kaluar, eshte rikthyer sot tek fitorja ne kampionat teksa ka mundur ne Durres me rezultatin e thelle 6-0 ndaj Teutes.

Protagonistja kryesore e ketij suksesi ka qene sulmuesja Klaudia Borci e cila ka shenuar plot 5 gola ne kete ndeshje, ndersa goli tjeter mban per autore futbollisten Marinela Ndoci.

Ne kete menyre vajzat kuqeblu marrin nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te ruaje vendin e pare edhe pas javes se 9-te te kampionatit me 23 pike te grumbulluara. Nje jave para javes se fundit te kampionatit, ajo ka siguruar vendin e pare ne grupin A dhe sigurisht qe tashme eshte ne pritje te fazes play-off ku do te synoje padyshim fitoren e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/


TEUTA U16- VLLAZNIA U16 0-6

Golat: Borci 5, Ndoci

Vllaznia U16: Gjergji, Lorja, Ara, Hasaj, Ndoci, Shporaj, Alijaj, Guri, Mataj, Blinishta, Borci. Trajnere Luçije Gjini. U aktivizuan edhe Shkambi, Cungu, Hoxha, Necaj e Plepi.