Hansi Flik do të jetë trajneri i ardhshëm i Gjermanisë, ku do të zërë vendin e Joakim Lëv, pranë të cilit kishte qëndruar deri në vitin 2016.

Pas konfirmimit të largimit të tij nga Bajern Mynih në verë dhe zyrtarizimit të kontratës së nënshkruar me Julian Nagelsman nga bavarezët, edhe Federata Gjermane ka bërë hapin e saj për të bërë të mundur kalimin e Flik në pankinën e gjermanëve.

“Është e ditur që ekziston një konsideratë e lartë për Hansi Flik nga Federata Gjermane e Futbollit. Mund të konfirmojmë që do të mbajmë takime me të dhe përgjegjësit e Bajern Mynih”, ishte deklarata që doli sot nga Federata Gjermane e futbollit për mediat në vend.

Federata kishte deklaruar dis a kohë më parë se nuk ishte e gatshme të paguante klauzola largimi për trajnerë nën kontratë, por meqë Bajerni deklaroi sot se do mbyllej kontrata ekzistuese me teknikun, tashmë nuk ka më pengesa që të bllokojnë marrëveshjen. /vipsport/