Diten e sotme ne median e shkruar dhe jo vetem, kane qarkulluar disa lajme ne lidhje me interesimin e ekipeve te ndryshme per lojtaret aktuale te Vllaznise, ku padyshim ne epiqender ishte mesfushori Ardit Krymi.
Titujt e gazetave benin fjale per “joshje” te Tiranes ne adrese te tij, apo dhe biseda e kontakte te drejtorit te Partizanit me te dhe Esin Hakajn. Gjithçka per t’i mbushur mendjen per t’i bere bere pjese te tyre ne sezonin e ardhshem.
Por Ardit Krymi te pakten, edhe kete here, ashtu siç ka bere shpesh keto vitet e fundit, nuk ka nder mend ta “tradhetoje” Vllaznine. Ashtu siç eshte shprehur edhe ai vete herepashere, “ate nuk e nderronte me asnje skuader ne Shqiperi”.
Por kjo nuk do te thote se ne vere nuk do ta braktise ate. Kontrata e 26 vjeçarit perfundon ne fund te ketij sezoni dhe ne keto rrethana, Ardit Krymi ka vendosur qe pas 8 sezonesh i veshur kuqeblu, te provoje te paren aventure jashte vendit.
“Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se numri 6 i kuqebluve ka firmosur nje parakontrate me njerin prej ekipeve elitare te Bjellorusise dhe pret vetem mbarimin e ketij sezoni per t’u bashkuar me te. Gazeta jone e disponon emrin e ketij ekipi, por per etike ngaqe ende nuk ka perfunduar sezoni dhe ai eshte pjese e Vllaznise, nuk po e bejme te ditur.
Gjithçka duket pune e mbyllur dhe per Ardit Krymin nuk do te kete as Tirane dhe as Partizani qe t’i mbush mendjen per t’u bere pjese e tyre. Ne Shqiperi ka vetem Vllazni. Jashte pastaj…/SHKODRA-SPORT.COM/