Monday, February 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEEKSKLUZIVE/ Basania emëron trajnerin e ri. Vjen nga Kosova

EKSKLUZIVE/ Basania emëron trajnerin e ri. Vjen nga Kosova

Basania ka emëruar mbrëmjen e sotme trajnerin e saj të ri. Vendi i mbetur bosh që pas dorëheqjes së Erjon Manit, është plotësuar nga një trajner kosovar. Gazeta “SHKODRA SPORT” mëson se bëhet fjalë për Besart Cecelia.

Cecelia është një trajner me shumë përvojë në Kosovë, kryesisht në drejtimin e ekipeve të të rinjve, por edhe të rriturish dhe madje edhe femrash teksa sezonin e kaluar është shpallur kampion me Mitrovicën, tashmë do të drejtojë ekipin e Basanias.

Por për trajnerin kosovar kjo nuk do të jetë përvoja e parë në Shqipëri sepse që prej muajit të kaluar ai drejton ekipin U19 të Vorës. Megjithatë duket se kërkesat e tij janë për të drejtuar një ekip të rriturish dhe si rrjedhojë e ka mirëpritur ofertën e presidentit Ermir Shimaj.

Basania ndodhet në vendin e dhjetë të renditjes dhe shpresohet që me këtë ndryshim në pankinë të ketë edhe rezultate më të mira sepse objektivi i drejtuesve të klubit është ngjitja në mesin e tabelës së renditjes.

Në dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kampionatit, në mungesë të emërimit të një trajneri të ri, ekipi u drejtua nga drejtori sportiv Fatjon Hasani. Por tashmë vjen Cecelia dhe pritet të shikohen ndryshimet në ecurinë e skuadrës. Debutimi i tij në pankinën e Basanias do të jetë ditën e shtunë në ndeshjen ndaj Adriatikut.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments