Vetem 10 minuta loje dhe kaq i mjaftuan te tregon vlerat e tij. Nunes Da Silva Amarante Kaina u fut ne loje nga trajneri Brdariç ne fund kur rezultati ishte 4-3 per Vllaznine dhe me nje perle ne shtese vulosi fitoren e kuqebluve ne nje takim te veshtire si ai i Laçit.

24 vjeçari qe sezonin e kaluar ka luajtur me Besen, ne Shkoder duket se ka gjetur “parajsen e munguar”. Eshte i lumtur qe eshte pjese e kesaj skuadre dhe premton te beje me te miren per te.

Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” Kaina shpalos edhe objektivin e tij per kete sezon: Te shenoje 15 gola me fanellen kuqeblu. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:

– Kaina urime per golin e djeshem ndaj Laçit…

Shume faleminderit.

– I lumtur qe debutuat me gol me fanellen e Vllaznise?

Shume i lumtur dhe shume i motivuar per te bere nje kampionat te mire me kete skuader.


– E kishit imagjinuar nje start te tille me fanellen e kesaj skuadre?

Mendoj se eshte nje fillim i mrekullueshem. Disa minuta loje, nje gol dhe ky eshte nje fillim jo i keq me kete fanelle te bukur, per te cilen jam shume i motivuar per te shenuar edhe me shume gola dhe per te bere mire per ekipin.

– Dhe fakti qe goli juaj “vulosi” fitoren e Vllaznise, e ben edhe me te rendesishem ate?

Ka qene nje gol shume i rendesishem, por mbi te gjitha nje fitore shume e rendesishme per Vllaznine ne kete start te kampionatit.

– Tani duhet te presim nje fitore edhe ndaj Teutes ne ndeshjen e ardhshme?

Ne do te shkojme ne ndeshjen e ardhshme me qellimin e vetem per ta fituar ate.


– Premtoni te tjere gola per Vllaznine?

Natyrisht qe une premtoj me shume gola per kete skuader dhe per kete klub ku me bene te ndihem si ne shtepine time qe ne diten e pare qe shkela ketu.


– Keni nje objektiv se sa gola deshironi te shenoni kete sezon?

Objektivi im eshte te shenoj 15 gola.


– Faleminderit dhe suksese…

Faleminderit juve.