Pas pak ditesh do te startoje kampionati i kategorise se dyte dhe KF Murlani si debutues eshte gati per nje start te mbare dhe me pretendime. Drejtuesit e tij e kane bere te qarte se do te synojne te jene pretendente per t’u ngjitur ne kategorine e pare.

Nje objektiv i tille vjen ne rradhe te pare nga puna e bere qe eshte duke u bere prej kohesh ne stervitje, por edhe nga kontigjenti i lojtareve qe ka ne dispozicion trajneri Xhahysa.

Ditet e fundit me kete ekip jane bashkuar edhe plot 4 lojtare qe sezonin e kaluar kane qene nder me te spikaturit e ekipit Vllaznia U21. “Shkodra Sport” meson se behet fjale per mbrojtesit Rigers Sekja, Olsi Shema dhe Markeljan Pali si dhe mesfushorin Brendon Stafa.

Te kater ata kane preferuar te kalojne tek KF Murlani duke pare punen e mire qe behet aty, por edhe ambicjet e tij per t’u ngjitur edhe nje kategori me larte ne sezonin e ri futbollistik.

Perpos ketyre lojtareve, trajneri Xhahysa prej disa ditesh ka ne dispozicion edhe nje futbollist tjeter qe me pare ka qene pjese e ekipit Vllaznia B, ndersa sezonin e kaluar ka luajtur me Terbunin, pikerisht mbrojtesin me pervoje Saimir Hyseni.

Keto lojtare, bashke me te tjeret qe kane qene pjese e ekipit edhe sezonin e kaluar kur arriten suksesin e pare, ngjitjen nga kategoria e trete ne te dyten, tashme do te synojne te hedhin hapin e dyte, ate me te rendesishmin, kalimin ne te parem./SHKODRA-SPORT.COM/