Ka mbyllur sezonin e dytë me Vllazninë dhe fundi ka qenë i lumtur sepse ngriti lart trofeun e Kupës së Shqipërisë. Mbrojtësit Dajan Shehi ndërkohë i ka mbaruar kontrata me këtë ekip dhe ai është tashmë një futbollist i lirë.

Kjo ka bërë që disa skuadra të Kategorisë Superiore, përfshi këtu edhe Tiranën e Kukësin, kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e tij.

Vetë mbrojtësi elbasanas në një prononcim të dhënë për “Shkodra Sport” e ka pranuar ofertën e këtyre skuadrave, por njëkohësisht është shprehur se ka biseduar edhe me drejtuesit e Vllaznisë, prej të cilëve pret një ofertë financiare.

Shehi vlerëson maksimalisht sezonin e fundit, tifozët dhe qytetin e Shkodrës, por nga ana tjetër, lë të hapur edhe mundësinë për t’u larguar tek ndonjë skuadër sepse siç thote dhe vete “gjerat nuk jane vetem ne doren e tij”.

Per me shume lexoni intervistën e Dajan Shehit dhënë pasditen e sotme për gazetën “Shkodra Sport” ku është shprehur:


– Po flitet shume keto dite rreth ofertave qe ju kane ardhur. Sa te vertete jane keto zera?

Mund te konfirmoj faktin qe te gjitha keto lajme jane te verteta. Kam patur bisedime me ekipet shqiptare, e po ashtu kam marre dhe oferta nga disa prej tyre.


– Kur do te vendosni per te ardhmen tuaj?

Jam duke pritur dhe per momentin jam me pushime. Besoj se kur te kthehem, do te vendos per te ardhmen time.

– Me Vllaznine ke kontaktuar?

Po kam kontaktuar me drejtuesit e Vllaznise dhe jam duke prit oferten e tyre.


– Deri kur do te presesh?

Tani jam duke shijuar pushimet. Javen tjeter kur te kthehem besoj do te vendos per te ardhmen. time.


– Nje mendim per sezonin e fundit me Vllaznine…

Kemi ber nje sezon jashtezakonisht te bukur dhe e meritonim te dilnim kampjon. Por jemi shume te lumtur qe kete sezon sollem nje kupe ne Shkoder. Ky qytet dhe kjo tifozeri e meriton.


– Eshte kjo nje arsye me shume per te rinovuar me Vllaznine?

Ne Shkoder ne keto 2 vite jam ndjere vertet si ne shtepine time. Por jemi profesionista dhe nuk i dihet te ardhmes. Jo çdo gje eshte ne doren time.


– Ne aspektin personal, je i kenaqur me ate çfare keni dhene ne sezonin e fundit?

Jam vertete i kenaqur ne aspekten personal. Mendoj se kam bere nje sezon pozitiv./SHKODRA-SPORT.COM/