Vllaznia është shquar gjithmonë për tifozët e saj të zjarrtë dhe po ashtu edhe për numrin e tyre të madh. Intervista me personazhin e mëposhtëm, që është njëri prej këtyre tifozëve, nxjerr në pah më së miri dashurinë me të cilin ata janë të lidhur me skuadrën e tyre të zemrës.
Personazhi jonë i sotëm duket se ka diçka ndryshe me të tjerët. “Pas nanës, unë kam vetëm Vllazninë”- thotë ai. Këtë emër, këto ngjyra për të thonë shumë dhe prandaj e bëjnë të veçantë.
Ai është Sherif Fregjaj. Ky është emri i tij i vërtetë, por në fakt shumëpak kush e njeh me të. Të gjithë e njohin si “Sheri Snaiperi”. Kjo ngaqë ai ka ushtruar në Greqi sportin e qitësit dhe e ka “shenjestrën” e mirë. E nëse në Shkodër dhe Shqipëri, nuk ia dha mbështetja e duhur për ta ushtruar këtë sport, “Sheri” ka zgjedhur një profesion tjetër, atë të tifozit ultras.
E sheh kudo pranë Vllazninë dhe jo vetëm në Shkodër. Ka udhëtuar deri në Pukë me motorr për të qenë pranë skuadrës së tij të zemrës, në çdo ndeshje shpenzon jo pak lekë për të blerë flakadanë e tymuese. Shpenzon për flamuj e banderola dhe të gjitha këto i bën për skuadrën e tij të zemrës. Skuadrën që i ka dhuruar jo pak emocione, por e ka çuar edhe në spital kur ajo ra nga kategoria.
Për të mësuar më shumë rreth këtij personazhi, lexoni intervistën e mëposhtme që Sherif Fregjaj (Sheri Snaiperi) dhënë për gazetën “Shkodra Sport”:
– Sheri, çfarë të lidh kaq shume me Vllazninë?
Më lidh dashuria që kam për këtë emblemë. Siç e kam shprehur edhe më përpara, unë mbas nanës kam Vllazninë. Jam rrit me këta dy ngjyra qysh fëmijë.
– Sa vite ke që e ndjek Vllazninë?
Kam qysh fëmijë që jam autokton në stadium. Qysh 9 vjeç se kam braktis për asnjë çast skuadrën time të zemrës.
– Cila është “çmenduria” më e madhe që ke bërë deri tani si tifoz?
Janë shumë por ajo ma e bukura është kur kam ardhur nga Greqia vetëm me pa ndeshjen dhe jam fut për hekurash. Ka qenë ndeshja me Partizanin para 3 vitesh.
4. Kur je ndier më keq si tifoz i Vllaznisë?
Atë vit kur kemi ra nga kategoria. Kam përfunduar në spital dhe nuk mbaja mend asgja. E kam fjalën për ndeshjen me Kamzën. Ajo ka qenë dita më e tmerrshme për mua dhe familjen time sepse e kam përjetuar tmerrësisht keq.
5. Jeni ndër inisiatorët e krijimit të grupimit “Poëer 12”. Si lindi kjo ide dhe çfarë synoni me të?
Idea lindi duke parë se Vllaznia ka nevojë për tifoza gjithmonë dhe duke parë mosprezencën e “Vllaznit Ultras” ne stadium, menduam të bëjmë diçka dhe lindi “Poëer 12” me shpresën qe të rikthejmë tifozet e saj Vllaznisë sepse ajo ka nevojë gjithmonë për mbështetje. Ne si tifogrup vazhdojmë të mbështesim Vllazninë dhe në ditë të vështira duke pasë parsysh dhe pandeminë po kjo nuk na ka penguar që ta mbështesim skuadrën në rrethanë të ndryshme, si qoftë sipër pallatit apo përrreth stadiumit.
6. Shpenzon një tifoz nga ana financiare për të mbështetur skuadrën? Ju konkretisht shpenzoni?
Po, është e vërtetë, biles pothujse çdo ndeshje i kam bërë unë me shpenzimet personale. Biles kam blerë dhe makinë për me mund me shku dhe në transferta ku shumë vetë me thonë se paguhesh tek Vllaznia ndërkohë unë marr 0 lekë. Gjithçka e bëj vetëm me atë rrogë të cilën marr tek kompania ku unë punoj. Megjithatë çdo gja e bëj me shpirt dhe me zemër, sepse mbas nanës unë kam Vllazninë. Kur përmendet emri Vllazni “më bahet mishi kokërr”.
– Por a ja vlen të shpenzosh paratë e familjes për Vllazninë?
Për Vllazninë nuk më dhimbset as jeta sepse Vllazninë e kam pjesë të shpirtit tem. Njëkohësisht dhe pasion sepse në të gjitha sportet me thanë të drejtën kur ka ndeshje Vllaznia, unë një natë para nuk flej nga emocionet.
– Ju ka ngjallur shpresat për një Vllazni kampione ekipi i këtij sezoni?
Shumë sepse duke parë blerjet e fundit që Vllaznia ka bërë, ajo po ecën në ritmin e duhur. Për këtë gja përgëzoj stafin e Vllaznisë për punën që ka bërë. Vllazninë e shoh si pretedenten kryesore për titull. Biles besoj dhe kam një ndjesi brenda shpirtit se Vllaznia do dalë kampione. Unë besoj se ky është viti i Vllaznisë.
– Nëse Vllaznia del kampion, çfarë premton se do të bësh diçka të veçantë për të festuar ashtu si duhet?
Unë kam një surprizë, por duke ditur se suprizat jan të bukura dhe nuk mund ta them, do jap veç një detaj të vogël: Po u shpall Vllaznia kampion edhe nga avioni do dallohet Shkodra me re kuq e blu. Të tjerat surprizë deri atëherë.
– A duhet të jenë tifozët e Vllaznisë më të organizuar?
Fatkeqësisht ne kemi shumë shikuesa dhe pak tifoza. E kam fjalën për tifozë me mentalitet ultras. Spektator Vllaznia ka në të gjitha rrethet, por unë them për tifozë. Prandaj marr shkas nga kjo intervistë dhe ju kërkoj të gjithëve përmes portalit tuaj “Shkodra Sport” se kur bëhet fjalë me ba diçka për Vllazninë, shumë heshtin ose e anashkalojn këtë pjesë. Kjo gjë mua si tifoz nuk më vjen mirë që ndodh kështu.
– Së fundi, urimi juaj për vitin 2021?
Uroj një vit të mbarë për të gjithë dhe ishalla kalojmë këtë situatë sepse në fakt Vllaznia po përballet me dy beteja, atë në fushë dhe mungesën e tifozërisë. Ishalla këtë vit na sjell titullin kampion në Shkodër.
/SHKODRA-SPORT.COM/