Veleçiku do te nise diten e hene pergatitjet per sezonin e ri futbollistik, Trajneri Dritan Smajli nderkohe po ben gati edhe listen e lojtareve qe deshiron te kete ne dispozicion per te arritur objektivat qe skuadra do te kete e qe konsiston ne ngjitjen ne kategorine e pare.

Per momentin, ai ka konfirmuar se pjese e Veleçikut do te jene dy futbollistet lezhjane Kujtim Alcani dhe David Marku. Ai i njeh mire te dy ata sepse i ka stervitur me pare dhe mendon se do t’i bejne shume pune ne Koplik.

Por nga ana tjeter, Smajli si nje ish- futbollist i Vllaznise deshiron te kete ne skuader edhe disa lojtare te kesaj skuadre, duke qene se preferenca e tij eshte qe Veleçiku i sezonit te ri te luaje bukur futboll dhe me mire sesa me shkodrane kjo nuk mund te behet.

Madje Smajli i ka te qarte edhe emrat e lojtareve qe kerkon dhe i ka bere te ditur ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” dhene mbremjen e sotme kur eshte shprehur: “Veleçiku e ka bazen me lojtaret koplikas, ata qe kane kontribuar ne vite per kete skuader. Kemi afruar edhe Alcanin e Markun, por presim te plotesohemi me lojtare te tjere.

Une kam komunikuar edhe me drejtues te klubit Vllaznia per te marre disa lojtare nga ekipi U21 te cilet tek Veleçiku mund te formohen me shpejt dhe ata mund te rikthehen pas nje viti serish tek skuadra shkodrane.

I njoh mire keto lojtare sepse i kam patur kundershtare kur drejtoja ekipin e Shenkollit dhe me kane pelqyer gjithmone. E kam fjalen per mbrojtesit Spahija si dhe Elbasani (ky i fundit ka luajtur edhe vjet me Veleçikun ndersa tani eshte ofruar tek Vllaznia U21). Po ashtu edhe per mesfushorin Pjeshka dhe sulmuesin Delaj.

Duke luajtur ne kategorine e dyte, besoj se ata do te fitojne shume nga ana profesionale. Ne ditet ne vijim do kemi serish biseda me drejtuesit e Vllaznise dhe shpresoj te gjejme akordin per huazimin e ketyre kater lojtareve”./SHKODRA-SPORT.COM/