Finalja Vllaznia- Laçi po pritet me shume interes ne Shkoder. Tifoze, gazetare, por edhe ish- futbolliste kuqeblu kane dhene opinionet e tyre ne kete pragndeshje. I rradhes qe ka pranuar te prononcohet per “Shkodra Sport” eshte ish- kapiteni i saj Elvin Beqiri.Me poshte lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:
– Beqiri, cili eshte opinioni juaj per finalen Vllaznia- Laçi?
Do jete nje finale me emocion te madh duke ditur qe te dy ekipet kane ardhur me merite deri ketu. Ne pamje te pare duket me i avantazhuar ekipi i Laçit nga ana psikologjike sepse ai e ka te garantuar tashme pjesmarrjen ne Kupat e Europes si vend i dyte kurse ekipi i Vllaznise ka njefare presioni me te madh ngaqe eshte e vetmja rruge qe te çon ne Europe. Gjithsesi jo gjithmone presioni i madh te demton, shpeshhere te motivon edhe me shume qe te realizosh objektivin dhe kete mendoj duhet te beje patjeter Vllaznia ne finale.
– Do mundet Vllaznia ta beje te veten edhe sivjet kete trofe?
Duke pare qe ne kry te ekipit eshte rikthyer nje nder trajneret me te mire dhe me me eksperience ne Shqiperi siç eshte Mirel Josa, besimi te shtohet edhe me shume jo vetem mua por te gjithe tifozave shkodrane.Une kam besuar dhe besoj tek Vllaznia edhe kur ka qene ne ditet e saj te veshtira, kujtojme ketu periudhen kur ishte nen menaxhimin e bashkise apo edhe kur ra nje kategori me poshte. Ajo qe ka rendesi me shume ne kete finale eshte besimi qe duhet te kene lojtaret e Vllaznise ne fitore sepse ato jane aktoret kryesore qe do performojne ne fushe.
– Cila duhet te jete pika me e forte e Vllaznise ne kete ndeshje?
Vllaznia ne perberjen e saj ka lojtare cilesore dhe kete e kemi pare ne ndeshje te veçanta ku keta lojtare kane bere edhe diferencen me kualitetin e tyre.Ajo qe i ka munguar ekipit ne pjesen me te madhe te sezonit mendoj qe ka qene harmonizimi mes reparteve dhe finalizimi ne shenimin e golave. Por ajo qe tek nje ekip duhet te jete patjeter eshte shpirti i sakrifices apo grupi siç e quajne, ku kete sezon Vllaznise i ka munguar, ndryshe nga sezoni i kaluar ku Vllaznia ka qene me e uritur per te fituar. Pra me pak fjale kjo duhet te jete pika me e forte e Vllaznise ne kete finale.
– A do luajne rol tifozet ne fituesin e kesaj ndeshje?
Sipas informacioneve tifozet shkodrane do jene te shumte ne kete takim si ato qe do nisen nga Shkodra po ashtu edhe shkodranet qe jetojne ne Tirane. Sigurisht qe do jete nje motivim edhe me i madh per ekipin prania e shumte e tifozeve. Tifoze te shumte do kete edhe ekipi i Laçit besoj dhe kjo gje shpresoj te krijoje nje atmosfere festive per te dy ekipet sepse duhet ta shijojne ne maksimum kete finale te dy tifozerite si ajo e Vllaznise dhe ajo e Laçit. Ne fund te fundit ky eshte sport dhe si i tille duhet te na bashkoje duke shijuar kete finale. Le te fitoje me i miri!
– Se fundi, nje parashikim i juaji per kete finale?
Finalet eshte e veshtire te parashikohen sepse jane 50 me 50. Kurse deshira eshte diçka tjeter qe vjen nga zemra dhe ajo rreh gjithmone per Vllaznine.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI