Çeshtja e trajnerit te ri te Vllaznise ka filluar te shnderrohet ne nje “telenovele”. Diten e djeshme ne “pole position” ishte emri i Ernest Gjokes, por vete trajneri ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” e mohoi te kete kontakte me kuqeblu.

Nje gje te tille e konfirmoi mbreme edhe vete presidenti Xhaferi gjate emisionit “Skaner” kur deklaroi se ishte hera e pare qe degjonte se Gjoka ishte nje kandidature per pankinen e Vllaznise.

Por nderkohe sot shumekush e ka bere fakt te kryer emerimin e Emiliano Çeles, trajnerit qe mbylli sezonin me Kastriotin, si trajner te Vllaznise. Per te mesuar diçka me shume ne lidhje me kete fakt, gazetari Maringlen Zhivani ka kontaktuar vete me trajnerin ne fjale.

Pergjigja e tij dhene ekskluzivisht per gazeten “Shkodra Sport” ka qene kjo: “Per momentin nuk jam ne Shqiperi sepse jam me pushime. Nuk kam pas asnje kontakt me drejtuesit e Vllaznise”.

Kaq mjafton per te kuptuar se me shume mundesi edhe emri i tij eshte thjesht nje “shashke” merkatoje, por gjithsesi dilema eshte se kush do te jete trajneri i ri i Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/