Ka qenë një ndër emrat që ka qarkulluar shumë në ambientin e futbollit shqiptar së fundmi. Fjala është për Erald Çinarin, që tashmë duket se do e vijojë karrierën e tij në Maqedoninë e Veriut.

Mëngjërashi që ka qenë pjesë e futbollit turk në dy sezonet e fundit me Samsunspor, tashmë ka ndërprerë përfundimisht marrëdhëniet me skuadrën bardhekuqe.

Çinari, një emër i njohur në futbollin tonë, u kontaktua menjëherë nga disa klube të rëndësishme në vendin tonë. Partizani, ku ai u bë shumë i rëndësishëm ishte ndër të parët që kontaktoi me 26-vjeçarin.

Burime të sigurta për “Shkodra Sport” tregojnë se takimet kanë qenë të shumta mes drejtuesve të kuq dhe Çinarit. Por pa arritur të gjehej gjuha e përbashkët nga oferta që ishte paraqitur.

Një klub tjetër që ka kontaktuar me Çinarin është edhe Vllaznia. Por takimi ka qenë thjesht miqësor mes drejtuesve kuqeblu dhe shkodranit. E në drejtim të sulmuesit nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete nga ana e drejtuesve të futbollit në Shkodër. Ndryshe nga ç’është paraqitur në opininon sportiv, ku Çinari nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare nga ana e ekipit ku u rrit dhe formua si futbollist.

E ka qenë pikërisht Shkëndija e Tetovës që ka këmbëngulur që në fillim të muajit dhjetor për Çinarin. Madje kuqezinjtë kanë qëndruar në pritje për një përgjigje të mëngjërashit prej disa kohësh. Tashmë gjithçka do marrë formën zyrtare shumë shpejt ku Çinari do prezantohet në Tetovë. Me një kontratë që mendohet se do jetë e vlefshme për 1 vit e gjysmë.
Maringlen ZHIVANI