Vllaznia nuk arriti dot te fitonte pasditen e sotme ndaj Partizanit duke ia veshtiresuar edhe me shume rrugen vetes per arritjen e objektivit te saj madhor. Por barazimi 1-1 nuk ka qene i vetmi lajm i keq per kuqeblute.

Kete pasdite, stafi teknik dhe te gjithe tifozet e Vllaznise kane marre nje tjeter lajm te keq, demtimin e lojtarit me ne forme te kesaj skuadres aktualisht, Esat Males. Ai disa minuta para fundit, u rrezua ne hyrje te zones se Partizanit, por ne momentin e renies ka pesuar nje demtim te rende.

Ka qene vete trajneri Josa qe e ka konfirmuar kete demtim dhe ndoshta mungesen e ketij lojtari per nje kohe te gjate. Nderkohe “Shkodra Sport” eshte interesuar prane stafit mjekesor te skuadres shkodrane per te mesuar me shume ne lidhje me situaten e ketij lojtari qe u derguar menjehere nga stadiumi per ne Spitalin Rajonal te Shkodres.

Gazeta meson ne menyre eksluzive se Mala eshte transportuar mbremjen e sotme drejt kryeqytetit sepse pritet t’i nenshtrohet shpejt nderhyrjes kirurgjikale ne nje nga spitalet e tij.

Behet fjale per nje thyrje te klavikules dhe nderhyrja kirurgjikale eshte e domosdoshme. Burime te “Shkodra Sport” bejne te ditur se sulmuesit anesor te Vllaznise do t’i duhen minimumi 5-6 jave per t’u rikthyer ne fushen e lojes. Ky padyshim qe eshte nje lajm shume i keq per stafin teknik te skuadres shkodrane sepse Mala ishte pike kyçe ne lojen e saj.

Ky ne fakt eshte fati i keq i lojtarit dhe i skuadres qe detyrohet te humbe yllin e saj per nje periudhe te konsiderueshme dhe me te rendesishmen e sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/