Napoli ka marrë sot tre pikët e radhës në Serinë A. Të kaltrit kanë mposhtur me shifrat 2-0 Atalantën, të cilën e kanë dominuar në çdo aspekt.

Kvaratshkelia konfirmon edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po kalon këtë sezon, teksa zhbllokon rezultatin në minutën e 60, pas një asisti nga Osimheni.

Ndërkohë në të 76-n ishte Amir Rrahmani ai i cili dyfishoi shifrat pas një gjuajtjeje me kokë nga goditja nga këndi. Mbrojtësi shqiptar dërgon Napolin gjithnjë e më afër titullit, duke qenë se skuadra e tij është shkëputur me 18 pikë në krye të renditjes.

Titullar në këtë përballje ishte edhe Berat Gjimshiti. Ky i fundit po zhvillonte një paraqitje pozitive, por një dëmtim e detyroi të largohej nga fusha në minutën e 44-t.