Tuesday, June 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE paralajmëroi 'Shkodra Sport', Abdurrahman Fangaj e mbyll me Egnatian. Shumë pranë...

E paralajmëroi ‘Shkodra Sport’, Abdurrahman Fangaj e mbyll me Egnatian. Shumë pranë kalimit tek skuadra tjetër e Superiores

Largim me peshë nga Egnatia, Abdurrahman Fangaj nuk është më pjesë e Egnatias. Ndodhi ajo që Gazeta “Shkodra Sport” kishte paralajmëruar para pak ditësh. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, bëhet me dije se pas katër vitesh, rrugëtimi i Fangajt me Egnatian përfundon, duke lënë pas një histori suksesi që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e klubit.

Mbrojtësi festoi me Egnatian, 3 tituj kampionë, 2 Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë. Vlen të theksohet fakti se pas largimit nga kampionët, gjasat janë të mëdha që shkodrani t’i bashkohet trajnerit Tetova te Teuta.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Fangaj ka shkruar:

Erdha kur shumë pak besonin te ky projekt dhe akoma më pak te unë. Pas 4 vitesh sakrificë, lodhje, mundim, dashuri dhe pafund emocionesh, largohem me kokën lart dhe më krenar e më i lumtur se kurrë.

Pas 4 vitesh largohem si disa herë kampion, kampion i Shqipërisë, kampion i Egnatias dhe kampion i të gjithë atyre që më kanë mbështetur.

Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë qëndruar pranë nga dita e parë deri në ditën e fundit.

Faleminderit nga zemra!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments