Erdhi ne vere te Vllaznia nga Besa e Kavajes dhe u mendua se do te bente diçka me shume, por braziliani Kaina ka luajtur shume pak minuta me fanellen kuqeblu, pikerisht ato ne ndeshjen e pare te kampionatit ndaj Laçit ku dhe shenoi nje gol.
Me pas, edhe per shkak demtimi, Nunes Da Silva Amarante Kaina nuk e ka pare me fushen e lojes. Ne keto rrethana, kur me 24 vjeçarin klubi shkodran ka nje kontrate dyvjeçare, eshte pare e arsyeshme qe ai te huazohet.
Duket se kjo ka qene edhe vete deshira e lojtarit. Gazeta “Shkodra Sport” e ka kontaktuar mbremjen e sotme Kaines duke e pyetur per kete gje dhe ai eshte shprehur shkurt: “Po, dua te huazohem”.
Gazeta ka kerkuar te mesoje diçka me shume ne lidhje me kete gje, per skuadrat ku ai mund te luaje ne gjysmen e dyte te sezonit, por braziliani eshte mjaftuar duke thene: “Nuk mund te them asgje me shume ne lidhje me kete gje per momentin”.
Megjithate, “Shkodra Sport” ka mesuar dy opsionet me te mundshme per huazimin e ketij lojtari nga Vllaznia, jane ekipet e tjera te Superliges, Egnatia dhe Kastrioti./SHKODRA-SPORT.COM/