Kur i kanë thënë se ka një opsion për të firmosur me Vllazninë, nuk është menduar dy herë, por ka thënë menjëherë “po”. Gjatë një viti që ai ka qendruar në Kavajë, ka mësuar e dëgjuar shumë për këtë skuadër.

Sulmuesi brazilian Kaina Nunes Da Silva Amarante në një intervistë ekskluzive për “Shkodra Sport” ka folur për shumë gjëra. Konkurrencën që e pret në sulm, premtimi për golat, ambjenti që ka gjetur në skuadër e po ashtu edhe për objektivat e saj. Për më shumë lexoni intervistën e dhënë për gazetën tonë:


– Kaina, pse zgjodhët të luanit për Vllazninë këtë sezon?

Ishte një mundësi shumë e mirë për karrierën time që mu propozua dhe natyrisht edhe një projekt i mirë për të ardhmen time. Erdha te Vllaznia, një klub historik dhe me plot synime për të ecur përpara., Këtu janë shumë i lumtur dhe dua të bëj sa më mirë për klubin, të shënoj shumë gola për të ndihmuar ekipin për arritjen e objektivit të tij që besoj se do të jetë titulli kampion.

– Cilat janë përshtypjet tuaja të para për këtë ekip?

Përshtypjet e mia të para janë ato që Vllaznia është një ekip me një grup të madh lojtarësh shumë cilësorë në rradhët e saj, me shumë përvojë, të cilët do të më ndihmojnë të rritem edhe më shumë në karrierën time. Po ashtu, kemi një staf teknik me trajnerë shumë profesionistë të cilët do të marrin më të mirën nga çdo lojtar.


– A jeni i qartë se Kategoria Superiore në të cilën do të luani sivjet, është shumë më e fortë se ajo e para ku luajtët sezonin e kaluar me Besën?

Padyshim që kjo është Superligë. Ka më shumë intensitet, më shumë cilësi të një kampionati shumë herë më konkurres se ai i kategorisë së parë. Jam përgatitur për këtë gjë.


– Tifozët e Vllaznisë presin gola nga ju. Ua premtoni ato?

Ajo që premtoj unë është se do të bëj tifozët e Vllaznisë shumë të lumtur në stadium, natyrisht me shumë gola që synoj të shënoj.


– Por në sulmin e Vllaznisë ka shumë sulmues të mirë. Keni frikë nga konkurrenca?

E para, unë jam shumë i lumtur me familjen time që jam këtu. Kam ndërmend të rritem gjithnjë e më shumë në këtë klub. Do të bëj çmos në çdo ndeshje të bëj performancë të mirë dhe padyshim që pritja e cila më është bërë, do më ndihmoj të rritem edhe më tepër dhe të jem një lojtar i rëndësishëm për këtë skuadër./SHKODRA-SPORT.COM/