Shumë zhurmë për asgjë. Pas Uheid Hoxhes dhe Klejdi Paloka duket se rradhen e ka edhe shoku i tyre Gerlab Smajli, per te mohuar ndonje interesim te mundshem te Apolonise per te.
Ne lajmin e publikuar ditet e fundit per largimin e ketyre te rinjve te talentuar nga Vllaznia dhe kalimin tek ekipi Apolonise, ka qene edhe vete Smajli qe e ka mohuar kategorikisht kete gje ne nje prononcim ekskluziv te dhene per “Shkodra Sport”.
“Nuk kam informacion ne lidhje me kete lajm. Nuk me ka kontaktuar askush nga klubi i Apolonise dhe nuk kam asnje informacion ne lidhje me ndonje interesim te tij per mua”- sqaron ai.
I pyetur nderkohe ne lidhje me kontraten e Vllaznise e cila nuk eshte firmosur akoma, Smajli shprehet se: “Kontrata qe mu ofrua nuk i kishte kushtet e duhura per vazhdimesine time sepse pretendimet e mia per te ardhmen jane me te larta”.
Por duket se kjo kontrate do rishikohet nga 19-vjeçari pasi ai thote se: “Deshira e çdo futbollisti shkodran, edhe e imja gjithashtu, eshte te luaj per Vllaznine, por kjo varet nga gjetja e nje gjuhe te perbashket nga te dyja palet”.
Fabiola CAKA